Google ADS

Kriza politike në Maqedoni i çon në depresion qytetarët

20:38 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Kriza politike ka ndikuar në rritjen e depresionit tek qytetarët. Tejzgjatja e saj duke rrezikuar drejtpërdrejtë ekonominë e qytetarëve për shumicën prej tyre është shqetësuese. Qytetarët konsiderojnë se para interesave shtetërore, kriza politike fillimisht rrezikon mbijetesën e tyre.

“Depresion i madh. Nuk mendojnë për popull, vetëm vjedhin”.

“Hajdutët na lanë pa të drejta, pa pensione dhe pa asgjë të vlefshme në jetë”.

“99 për qind e depresionit vije nga kriza. Mbi 80 për qind e qytetarëve janë në depresion”, kanë deklaruar disa nga qytetarët.

Sociologët duke komentuar depresionin e qytetarëve të shkaktuar nga kriza politike, konsiderojnë se kjo krizë ka bërë që jetesa në Maqedoni të shndërrohet në mbijetesë. “Gjendja e depresionit në Maqedoni është mese evident. Nëse shikoni për rreth shumë pak mund të shihni njerëz që qeshin. Kriza politike nuk është vetëm si e tillë indikacion i depresionit por edhe elementet tjera të saj si lidhja e saj me krizën ekonomike, mungesën e perspektivës si dhe mendimet e përhershme se si të dilet nga kriza dhe si të mbijetohet “, deklaroi sociologu Gjorgi Tonoski.

Studimet sociologjike dekadën e fundit në Maqedoni e kanë vlerësuar s`i dekada e stresit, depresionit dhe pasigurisë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme