Shtëpia e Bardhë: Trump nuk mbështet Marine Le Pen

20:00 | 23 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Donald Trump nuk po mbështet kandidaten për presidente në Francë, Marine Le Pen, ka thënë shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë.

Reince Priebus në NBC është pyetur në lidhje me deklaratën e Donald Trump, i cili sugjeroi se Marine Le Pen do të jetë kandidate favorite për zgjedhjet presidenciale, transmeton portali arbresh.info.

“Jo, aspak”, ka thënë Priebus. “Mendoj se mund të ketë shprehur një mendim, por nuk ka menduar se ajo do të fitojë. Sigurisht që ai nuk ka preferencë”, ka shtuar ai.

Sondazhet e fundit tregojnë se Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen do të shkojnë në balotazhin që pritet të mbahet me 7 maj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme