“Me kujto, me kujdes”

14:35 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Për pesë minuta sot janë bllokuar tri rrugë në kryeqytet, kurse, autoambulanca hyri edhe shesheve në kryeqytet. Krejt këto në kuadër të përformancave me të cilat janë përkujtuar viktimat e komunikacionin rrugor.

Kjo ditë kishte për qëllim që nëpërmjet përkujtimit me moton “Me kujto, me kujdes”, të rritet shkalla e ndërgjegjësimit qytetar rreth sigurisë në rrugë, në mënyrë që të kemi një numër më të vogël aksidentesh dhe një numër më të vogël të vdekjeve në rrugë.

Përkujtimi i viktimave është realizuar nga Qendra për Zhvillim Multikulturor – Impact,. Performancat kanë filluar njëkohësisht brenda 5 minutave dhe janë realizuar në rrugët  “Garibaldi”, “Agim Ramadani” dhe “Luan Haradinaj”. Gjatë kohës së perfomancës, policia ka mbajtur të stopuar qarkullimin e makinave.

Ideatori dhe organizator i kësaj dite, Naim Berisha, tha se po bëjnë organizime të tilla me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, pasi në Kosova ka aksidente të shumta, veçmas atyre që ndodhin me fatalitet.

“Dita 23 prilli ndërlidhet me vdekjen aksidentale të një djali ekskursionist, 10 vjeçar para shtëpisë sime në vitin 2009,vitin 2010 unë kam realizuar një film për djaloshin ekskursionist me titullin “Motivi”. Përmbledhja e këtij filmi është dhënë më 23 prill të vitit 2010 në kinema ABC. Ndërkaq na ka marrë mendja që kjo datë, duke korresponduar me datën e vdekjes të djalit ekskursionit dhe me datën e dhënies së filmit si përkujtim për djaloshin ekskursionist të jetë ditë vendore e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugor. Kjo ditë shënohet për dy arsye, e para është që t’i përkujtojmë të gjitha viktimat që kanë pësuar në aksidente gjatë vitit në Kosovë por njëkohësisht duke i përkujtuar viktimat në trafikun rrugor, kjo të na shërbejë neve si qytetarë të gjallë, të na shërbejë neve si impuls për t’u kujdesur më shumë gjatë përballjes tonë me trafikun”, u shpreh ai. 

Sipas tij,  mbështetja materiale nga institucionet shtetërore ka munguar tërë kohën, madje nuk kanë qenë asnjëherë prezent për ta shënuar këtë ditë që është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Për herë të parë dita vendore e përkujtimit të viktimave të komunikacionit rrugor është mbajtur më 23 prill të vitit 2011, dhe ka vazhduar deri më tani./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme