Se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) është kapur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këtë më së miri e dëshmon edhe aktiviteti i djeshëm i degës së kësaj partie në Deçan.
Kjo, pasi që kryetari i kësaj dege, Jeton Mushkolaj është njëri nga Drejtorët e sapo emëruar në ATK, më konkretisht në Prishtina 3, edhe pse ligji për shërbyesit civil e ndalon që në pozita të larta nuk duhen të jenë funksionar të lart të partive politike, raporton lajmi.net.
Po ashtu siç mund të shihet nga fotot e këtij aktiviteti partiak të mbajtur dje, edhe inspektorët e ATK-së dekorohen me mirënjohje siç është rasti me Zhuj Zogaj, i cili është një nga donatorët e degës së LDK-së në këtë komunë.
Vetëm në vitin 2016 në ATK janë punësuar rreth 60 zyrtarë me kontratë mbi vepër, ku shumica prej tyre janë anëtar dhe simpatizant të LDK-së dhe të cilëve ju është vazhduar kontrata nga Drejtori i ATK- së Sakip Imeri pa respektuar asnjë procedurë ligjore.
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...