A keni gropëza të tilla? Thuhet se vetëm 20 për qind e popullsisë së botës janë të “bekuar” me këtë dukuri, ndërsa 80 për qindëshi tjetër e ka mundësinë vetëm t’i shikoj ato.
Gropëzat janë deformim muskulor i fytyrës prandaj edhe nuk i ka çdo njeri.
Mirëpo, kush e ka menduar se shumë njerëz do të paguanin për ndërhyrje kirurgjike vetëm për ta shkaktuar artificialisht një deformim të tillë?
Njerëzit do të dyshojnë se keni pirë ndonjë gjë nga Shatërvani i Rinisë, pasi shkencëtarët tregojnë se këto gropëza të vogla bëjnë të dukeni më të ri përgjatë viteve.
Shumë kultura të ndryshme i konsiderojnë gropëzat si shenjë e fatit të mirë dhe suksesit
Nëse nuk e keni ditur, anë e mbanë botës ka shumë popuj dhe kultura të ndryshme që këto gropëza i konsiderojnë si të “shenjta”. Kjo ndoshta e bën logjike faktin nëse e merrni shokun tuaj që ka gropëza kudo me vete.
Rreth 60 për qind e yjeve të Hollywood-it kanë gropëza dhe ato shihen si shenjë e bukurisë.
Por gropëzat janë trajtë gjenetike, fatkeqësisht. Prandaj, nëse veç nuk keni lindur me fat, nuk ka ndonjë mënyrë tjetër natyrale për t’i pasur ato…
Personat me gropëza duken më atraktiv seksualisht
Studime të reja tregojnë se gropëzat i bëjnë personat të duken më joshës. Prandaj, nëse keni gropëza dhe dikush po ju vëzhgon fytyrën pa ndërprerë, atëherë mundësitë janë të mëdha se do të përfundoni në shtrat me atë person…
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...