Një aksident i rëndë i ka marrë jetën mbrëmjen e kësaj të shtune një vajze. Burimet e Policise thanë se ishte një automjet që ka përplasur për vdekje një vajzë të re, identiteti i së cilës nuk dihet ende.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Tregut Elektrik” në Tiranë, rreth orës 22:00.
Mësohet se e reja ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga makina, shoferi i të cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Deshmitaret nga vendi i ngjarjes thane per “Panorama” se ambulanca ka mberritur me 30 minuta vonese.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur një shtetase rreth 28 vjeçe, dhe është larguar nga vëndi i ngjarjes.
Shtetësja ende e paidentifikuar ka nderruarr jete .
Punohet për gjetjen e automjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë