Rrihet barbarisht me gurë në kokë një 37-vjeçar

22:37 | 22 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një 37-vjeçar nga Korça është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (22 prill) rreth orës 21:19 në lagjen 15 të këtij qytetit pranë Xhamisë.

Policia sqaron se “dy persona me kapuç, kanë ndaluar në hyrje të pallatit të tij shtetasin  M.I, 37 vjeç, ku njëri prej tyre e ka goditur me një gur në kokë këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime. Shtetasi M.I u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën”

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes pasi ka goditur shtetasin e mësipërm, është larguar së bashku me personin tjetër, me shpejtësi nga vendngjarja.

Ndërkohë është ngritur  grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme