Google ADS

Serbia paralajmëron luftë të re në Ballkan nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë

21:05 | 22 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një zyrtar i lartë qeverisë serbe paralajmëroi se një luftë tjetër mund të shpërthejë në Ballkan nëse Shqipëria përpiqet të bashkohet me Kosovën.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç tha se bashkimi i ngritur midis Shqipërisë dhe Kosovës “do të mbetet vetëm mendim i dëshiruar” dhe i ka bërë thirrje BE-së që të reagojë, transmeton portali arbresh.info.

Aleksandar Vulin, ministër i qeverisë në Serbi, tha se pret nga NATO dhe BE që të regojnë në deklarata të tilla, përndryshe një luftë e re mund të shpërthejë në Ballkan.

Vulin shtoi se një luftë e re në Ballkan do të përfshinte edhe Maqedoninë dhe Malin e Zi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme