Stoke City i Xherdan Shaqirit është mposhtur në ndeshjen e së shtunës me rezultat 2 me 0 nga Swansea.
Skuadra angleze kishte mundësi ta ngushtonte rezultatin pas ndërhyrjes së palejuar në zonën e penaltisë ndaj yllit shqiptar në minutën e 68′ të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info. Mbrojtësi argjentinas Federico Fernandez rrëzoi mesfushorin shqiptar pranë portës pas pasimit të jashtëzakonshëm nga Marko Arnautovic. Gjyqtari reagojë menjëherë duke i dhuruar penalti skuadrës mysafire.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës dëshironte ta gjuante ai penaltinë, por bashkëlojtari i tij Marko Arnautovic insistoi duke mos lejuar 25-vjeçarin nga Zhegra e Gjilanit të marrë përgjegjësi për goditjen nga pika e bardhë.
Sulmuesi nga Austria u tregua i pasaktë duke gjuajtur topin larg mbi transversale si dhe duke i humbur njëkohësisht shanset skuadrës së tij për të barazuar shifrat për 1 me 1 ndaj Swanseas, e cila u përgjigj menjëherë duke dyfishuar epërsinë në 2 me 0 përmes Carrolli (70′).
Pas ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i klubit, Mark Hughes, i cili tha se do të dëshironte që penaltia të realizohej nga Xherdan Shaqiri.
“Shaqiri dëshironte ta realizonte penaltinë, si e shihni ju këtë? Do të doja që ai ta bënte këtë”, u përgjigj thjeshtë trajneri Mark Hughes./arbresh.info
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...