Google ADS

Studentët të pakënaqur me UP-në

14:09 | 7 Qershor 2015
Arbresh.info

Shkelja e të drejtës së konsultimeve pas provimit, vlerësimi jo korrekt, mos mbajta e ligjëratave me rregull,neglizhenca që iu bëhet studentëve, e fyerjet e ndryshme që ata i marrin çdo ditë nga profesorët e tyre, janë ankesat kryesore dhe problemet që i preokupojnë studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Studentët po ashtu u shprehen të pa kënaqur me hapësirat e sallave të leximit, të cilat janë të pa mjaftueshme për ta, po ashtu këto salla leximi nuk kanë edhe literaturë të mjaftueshme për të mësuar studentët, disa nga këto salla nuk janë edhe në gjendje të mirë për të mësuar sepse nuk përmbajnë disa kushte elementare që studenti të zhvillojë mësimin aty. Disa student u ankuan se këto salla janë shumë të nxehta dhe është e pamundur të mësojnë aty.

Të gjitha këto ankesa janë drejtuar edhe tek Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës. Kryetari i këtij parlamenti, Egzon Daku, tregon për numrin e madhe të ankesave që kanë shkuar nga studentët dhe po ashtu shprehet pakënaqësitë e tij lidhur me cilësinë e arsimit.

Fajtore për të gjitha këto sipas Dakut është senati dhe vendimet e jashtëligjshme që ata japin.

I pari i Parlamentit Studentor është i pakënaqur edhe më vendimin që është marrë për afatin e provimeve, kushteve jo të mira në konvikte etj.

Kjo situatë do ta detyrojë Parlamentin Studentorë që të ndërmarrë masa. Kjo nis javën e ardhshme, ku Daku thotë se do të dalin me një deklaratë të hapur lidhur me vendimet e fundit që i ka marrë senati, sepse sipas tyre me ato vendime është shkelur statuti i Universitetit të Prishtinës.

“Kemi pas kërkesa prej më të ndryshmëve, ka kërkesa që ndodh mos me mbajt konsultime profesorët, për të cilat kemi reaguar… Kërkesa kryesore që ka dërguar parlamenti i studentëve është të respektohet statuti, pikërisht në vendimin për vlerësim, sepse e prek direkt studentin… Ne mendojmë se ka pasur shkelje të statutit dhe këto shkelje ne do t’i publikojmë ditët në vazhdim”, tha Daku për KosovaPress.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme