Me moton “Bashkë #pastër”, Forumi Gruas të Degës së AKR-së në Mitrovicë, mbështetur edhe nga Forumi i Rinisë i kësaj partie dhe aktivistët e të rinjve të Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, është organizuar aksioni për pastrimin e qytetit, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, e cila po thuaj në tërë botën konsiderohet si ditë ndërgjegjësimi për të mbajtur ambientin ku jetojmë e veprojmë sa më pastër.
Ersekë Hasanaj, kryetare e FG të AKR-së ën Mitrovicë, tha se e ndërmori këtë nismë me qëllim që të paktën në këtë ditë, gratë e të rinjtë e këtij subjekti dhe të tjerët që ishin të gatshëm të bashkëngjiten, sikurse ishte rasti i të rinjve të Lëvizjes Vetëvendosje, të japin kontributin e tyre pastrimin e hapësirave më frekuentuese në qytet.
Sipas saj, aksionit i janë përgjigjur një numër i madh i grave dhe të rinjve të AKR-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, që të gjithë bënë një punë të mirë për ato orë sa u angazhuan në largimin e mbeturinave nga aty ku nuk e kanë vendin dhe në këtë mënyrë kontribuuan që sot këto hapësira të qytetit të duken ashtu si do të duhej të duken për çdo ditë.
“Nuk është vetëm obligim i komunës dhe kompanisë përkatëse për pastrimin e qytetit që të mirëmbajë hapësirat aty ku jetojmë e veprojmë dhe andejpari kah lëvizim. Natyrisht se ato po bëjnë përpjekje maksimale për të mbajtur një ambient të pastër si duhet, por mendoj se nuk duhet të mungoj edhe kontributi i vet qytetarëve që kabinetin ta mbajnë mirë e të mos lejojnë të degradohet. Do të organizojmë aktivitete të këtilla edhe në të ardhmen”, tha ndë të tjera ajo.
E reja Albana Fejza, anëtare e FG të AKR-së-Dega në Mitrovicë, tha se me kënaqësi i është përgjigjur nismës së kryetares së saj për të marrë pjesë në aktivitetin për pastrimin e qytetit.
“Është mirë që të gjithë të kenë kujdes për mirëmbajtjen e hapësirave aty ku jetojnë e punojnë dhe nëpër hapësira të tjera ngado që sillen. Sot ishte kënaqësi të shikosh se si pastrohej qyteti dhe s’dukej bukur pastaj. Edhe qytetarët ndiheshin mirë dhe na përgëzonin. Uroj që aktivitete të ëktilla të organizohen edhe në të ardhmen dhe jo vetëm me rastin e shënimit të Ditës së Tokës”, tha ajo.
Qytetari Gani Syla, i cili po i shikonte të rejat dhe të rinjtë duke i mbledhur mbeturinat nëpër rrugët dhe sheshet e qytetit, u shpreh të jetë i kënaqur me punën që po bënin. “Ju lumtë këtyre të rinjve për këtë aksion. Do të ishte mirë që bashkë me at të jemi sot edhe ne qytetarët tjerë, të rinj e të moshuar, burra e gra dhe ta bëjmë të pastër tërë qytetin. Por, kjo nuk mjafton. Është e udhës që qytetarët të vetëdijesohen dhe të mos e ndotin ambientin”, tha ai.
Fillimisht aksionit ju bashkëngjit edhe kryetari i komunë, Agim Bahtiri, njëherësh edhe kryetar i Degës së AKR në Mitrovicë, por për shkak të agjendës zyrtare të caktuar më parë, ishte i obliguar që të largohet.
Ai i përgëzoi iniciatorët e aksionit dhe ju uroj punë të mbarë, duke ju premtuar se do të shtoj përkujdesjen institucionale ndaj mjedisit, duke krijuar kushte më të mira për mirëmbajtje dhe duke obliguar kompanitë përkatëse që të jenë më të përkushtuar dhe më efikase në pastrimin e hapësirave, si brenda, ashtu edhe jashtë qytetit.
Aktiviteti për pastrimin e qytetit, organizuar nga FG dhe i mbështetur nga FR i Degës së AKR në Mitrovicë dhe aktivistët e rinj të Lvëzijes Vetëvendosje, filloi në hapësirat para ndërtesës së administratës komunale, për të vazhduar në Sheshin “Isa Boletini” dhe atë “Mehë Uka”, në qendër të qytetit dhe përgjatë rrugës kryesore të qytetit “Mbretëresha Teutë” e rrugë të tjera.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit