Shndërrimi i hapësirës së gjelbëruar në lagjen “Mati 1”, në ndërtesa ka shkaktuar indinjatën e banorëve përreth, të cilët janë ankuar sot se një gjë e tillë është e jashtëligjshme.
Derisa punimet po vazhdojnë, qytetarët në atë pjesë thonë se Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, ka lëshuar një vendim që ajo pjesë të mbetet e gjelbëruar, ndërsa, punonjës të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë lëshuar leje për ndërtim.
Musa Kllokoqi, banor në këtë lagje thotë se nuk po kanë aspak gjelbërim dhe nuk po mendohet fare për banorët.
“Fillimisht kur kam biseduar me ndërtuesin që e kam kontraktu banesën këtu, d.m.th plani urbanistik që e ka treguar, kjo pjesë tash që shihet pas meje që është ndërtuar ka qenë pjesë e gjelbëruar, mirëpo, ndërkohë tash para një muaj dite kanë filluar ndërtimet dhe e ka ndërruar destinacionin kjo pjesë, nuk dihen arsyet për çka, qysh. Në një intervistë që ka qenë, është prezentu nga udhëheqësi i programit, ka treguar se Ministria e Ambientit, ka lëshuar një vendim që kjo është pjesë e gjelbëruar, ndërsa, Kuvendi Komunal i Prishtinës, njerëzit kompetent aty e kanë lëshuar lejen për ndërtim, kështu që asnjëherë sipas asaj që po shihet nuk është menduar për banorët këtu. Nuk kemi asnjë gjelbërim, njerëzit nuk kanë, siç e shohim edhe në dimrin e kaluar, ajrin e papastër, mbjellje të drunjve ato që i kanë mbjellë më herët, edhe tash nuk mendohet aspak për banorë”, tha ai.
Kllokoqi tregoi se edhe ndërtimet që po bëhen në drejtim të “Bregut të Diellit 2”, janë duke u bërë shumë pranë rrugës dhe se aty janë zotuar të ketë edhe çerdhe.
“Edhe kjo pjesa lartë që është në drejtim të ‘Bregut të Diellit 2’, janë ndërtime që janë duke u bërë shumë afër rrugës, nuk ka hapësirë gjelbërimi fare, ku të luajnë fëmija, si me dalë fëmija drejt në rrugë, tjetra nuk ka parkingje të mjaftueshme për banorët, çerdhe të fëmijëve është zotuar në të kaluarën se do të ketë më tepër ne po shkojmë vetëm beton, beton”, tregoi ai.
Kurse, Musa Kllokoqi apeloi që të respektohen vendimet e Ministrisë së Ambientit dhe të ndalen punimet deri sa të vendoset konkretisht për këtë pjesë.
“Kërkoj nga organi kompetent , persona që janë përgjegjës atje, t’i respektojnë vendimet e Ministrisë së Ambientit, t’i ndalin punimet një herë për një herë, derisa të vendoset me e lanë këtë pjesë siç ka qenë më përpara, hapësirë e gjelbëruar, e jo vetëm beton siç e thashë edhe një herë. Nuk kemi oksigjen të mjaftueshëm e lërë më, se di çka do të bëjnë fëmijët tanë në të ardhmen, gjeneratat e ardhshme, çka do të na thonë”, tha ai.
Edhe për Xhelal Shehun, banor i kësaj lagjeje ky ndërtim po konsiderohet si mashtrim i qytetarëve dhe se pret nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti që t’i mbajë premtimet.
“Mendojmë se po ndodh një mashtrim i qytetarëve për shkak se të gjithë ne kur e kemi blerë ka qenë e paraparë si gjelbërim dhe deri në fund të vitit 2016 në ueb faqen zyrtare të komunës, ka qenë Plani Urbanistik sipas të cilit parashihej gjelbërim. Tash e ndjejmë vetën si të mashtruar dhe presim nga kryetari i komunës që të mbajë premtimin, zotimin publik i cili shprehimisht ka thënë nëse diçka është kontestuese dhe këtë e konstaton Ministria, ai automatikisht do t’i anuloj lejet dhe në vendimin e Ministrisë shprehimisht thuhet se lejet janë të kundërligjshme dhe presim zotimin nga ai që t’i anuloj lejet, ngjashëm edhe nga drejtori i Urbanizimit i cili gjithashtu ka premtuar anulimin e lejeve nëse diçka kontestohet nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor”, deklaroi ai.
Shehu ka treguar se kanë bërë disa herë ankesa se komuna duhet t’i përmbahet planit.
“Si qytetarë disa herë kemi bërë ankesa, nuk është vetëm prej sodit, prej tash, paraprakisht i kemi tërhequr vërejtjen komunës edhe në raste të tjera se duhet t’i përmbahet planit sipas të cilit duhet të jetë zonë gjelbëruese”, tha ai.
Banorët e kësaj lagjeje janë duke pritur që sa më parë të merret një vendim në lidhje me ndërtimet që po bëhen në këtë hapësirë, në mënyrë që të arrihet deri në zgjedhjen e problemit.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...