Mijëra oficerë policie janë vendosur në Këln të Gjermanisë, pasi mbahet konferenca e partisë Alternativa për Gjermaninë, ndërsa mijëra njerëz janë mbledhur për ta kundërshtuar.
AfD, një parti populiste dhe anti-islamiste, do të kërkojë të zgjedhë një udhëheqës për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në shtator të këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
Policia ka dislokuar 4,000 oficerë.
Dy prej tyre janë lënduar në përleshje, njëri ndërsa shoqëronte anëtarët e partisë.
Ata e kanë përshkruar gjendjen e tensionuar dhe ka disa raporte për arrestime. Një burrë u arrestua pasi një oficer i policisë u lëndua.
Rreth 10,000 protestues janë mbledhur, raporton tabloidi gjerman Bild. Shumë dyqane janë mbyllur, ndërsa janë dëgjuar helikopterët e policisë./Arbresh.info
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...