Njëri nga funksionet, të cilat telefoni Samsung Galaxy S8 i ka huazuar nga Galaxy Note 7 është skaneri Iris, i cili thuhet se është më i sigurt se sa format tjera biometrike për gjurmët e gishtërinjve. Kjo është arsyeja pse nuk është befasi që ky funksion përdoret për të lehtësuar transaksionet financiare në të ardhmen.
Në raportin, të cilin e sjell The Korea Herald, theksohet se Samsung po kërkon mënyrën për përdorimin e skanerit Iris të telefonit Galaxy S8, për të lehtësuar transaksionet financiare, përmes sistemeve të pagesës siç është Samsung Pay.
Funksioni në fillim pritet të mundësohet në Korenë Jugore dhe në Amerikën Veriore, por nuk ka informacione se kur do të ndodhë kjo.
Skanimi Iris ishte pjesë e telefonit Note7 dhe institucioneve financiare në Kore iu kanë mundësuar përdoruesve që të lajmërohen në llogaritë e tyre duke përdorur këtë funksion, transmeton KosovaPress. Megjithatë, tash për herë të parë do të mund të kryhen transaksione financiare duke përdorur skanimin Iris.
Musliu -Shoshi kërkon futjen e Kosovës në agjendën për anëta...
Greqia sërish në luftë me zjarre masive vdekjeprurëse
Begaj e uron Rutten: Nën drejtimin e tij, NATO do të jetë nj...
Në krahasim me vitin e kaluar, në viti 2024 bie numri i aksi...
Kurti e uron Rutten për detyrën e re në krye të NATO-s
Aktakuzë për “Vrasje të rëndë” ndaj shtetasit sh...