Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar panairin e përgjithshëm dhe ndërkombëtarë “Prishtina 2017” nga i cili ka përçuar mesazhin se do t’iu jepet prioritet produkteve vendore në mënyrë që të ketë zhvillim ekonomik, si e vetmja mënyrë për të hequr papunësinë në vend, si brengën kryesore të qytetarëve të Kosovës.
Kreu i legjislativit theksoi se prioritet do t’i jepet bujqësisë, si veprimtaria që jep rezultatet e para dhe të shpejta.
Veseli tha se fokusi i tij është që t’i jepet prioritet produktit vendor, punëtorëve, por jo atyre që janë dembelë.
“Nuk kemi alternativë tjetër e as që do të kërkojmë, ky do të jetë fokusi im politik dhe i angazhimit tim politik, veprimtaria prodhuese. Do të angazhohemi aty ku janë rezultatet e para, siç është bujqësia dhe do të shfrytëzojmë të gjitha resurset tona natyrore… Në të njëjtën kohë kemi industrinë, vetëm ta shohim këtë pjesë të eurometalit, sa stadiume, çka ndërtohet në Kosovë, pse asnjë produkt i Kosovës nuk mund të futet në këto projekte, ku do t’i qojnë këta projektet, kjo është një vërejtje e cila është e brendshme institucionale, do t’i jepet prioritet produktit vendor, do t’i jepet prioritet atyre që punojnë, dembeleve fare hiq”, tha Veseli.
Madje, kreu i Kuvendit tha se nuk duhet të jenë në politikë në qoftë se nuk merren me problemet kyçe të qytetarëve, e që aktualisht është papunësia.
“Ne nuk kemi pse të merremi me politikë nëse se kemi në fokus atë që është problem i qytetarëve, që është papunësia, ne nuk kemi pse të bëjmë politikë nëse se kemi në fokus forcimin e shtetit, e forcimi i shtetit mund të bëhet vetëm përmes ligjshmërisë dhe të njëjtën kohë zhvillimit ekonomik. Ky do të jetë fokusi im. Ishte inkurajuese të shohësh iniciativa të prodhuesve tanë që po na trokasin çdo ditë në ndërgjegjen tonë, ata po tentojnë, ata po arrijnë sukses, ajo çka duhet të bëjnë institucionet tona është të orientohemi nga këta njerëz”, theksoi ai.
Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vizitën e Veselit në panair, e quajti shumë dimensionale.
“E para një kontakt i drejtpërdrejtë me pjesëmarrës dhe debate rreth proceseve ekonomike, një motivimin shtesë apo një qasje psikologjike që do të jetë një motivim për sektorin privat që vërtetë prania e tij të jetë një orientim i sektorit privat që ekonomia dhe zhvillimi ekonomik nuk kanë alternativë”, tha Gërxhaliu.
Panairi i 18-të i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2017” u hap me 19 prill, derisa në panair po marrin pjesë 105 pjesëmarrës nga rajoni dhe bota.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...