Shpendi ka një propozim për çiftet që kurorëzohen

11:10 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

I pari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti e ka dhënë një njoftim interesant në Facebook përmes së cilit tregon se çiftet që kurorëzohen në Komunën e Prishtinës do ta kenë mundësinë ta mbjellin një dru në këtë Komunë.

Siç bën të ditur Shpend Ahmeti, druri që do të mbillet nga çiftet që kurorëzohen aty do ta ketë edhe mbishkrimin e tyre.

Me këtë, Ahmeti thotë se edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti.

“Që nga java tjetër, çiftet që kurorëzohen në komunën e Prishtinës do te kenë mundësi ta mbjellin një dru në komunën tonë që do ta ketë mbishkrimin e tyre dhe do të mbetet shenjë e bukur ambienti. Edhe shënohet martesa edhe përmirësohet ambienti”, ka shkruar ai në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme