Aktorja Tuvana Turkay, e njohur për rolin e Baharit në serialin turk “Diamante dhe dashuri”, ka rënë pre e mashtrimit ndërsa është nisur për të parë një ndeshje futbolli në Argjentinë.
Siҫ mësohet nga mediat turke, Turkay, gjatë udhëtimit të ditëve të fundit në Amerikën e Jugut, ka pasur dëshirë të ndjekë edhe një ndeshje në stadium, meqenëse është tifoze e zjarrtë e futbollit. Por jo gjithҫka ka shkuar siҫ ka dashur, sepse bileta që kishte blerë Tuvana rezultoi të ishte false.
Siҫ shkruan cnnturk.com, Tuvana deklaroi se kishte pasur shumë dëshirë të ndiqte një ndeshje derbi, por në Argjentinë ra viktimë e mashtrimit: “Kisha shumë dëshirë të ndiqja një ndeshje derbi, por në Argjentinë më mashtruan, sepse më dhanë biletë false…” ka deklaruar aktorja pa dhënë më shumë detaje për incidentin e pakëndshëm.
Në Amerikën e Jugut, Tuvana kaloi disa ditë pushime, ku vizitoi shumë vende e mori pjesë edhe në aktivitete të tjera kulturore.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...