Ishte vetëm 27-vjeçe kur Princesha Elizabeta mori fronin dhe u bë Mbretëreshë dhe udhëhoqi Britaninë e Madhe.
Ajo qëndron në fron për më shumë se 66 vjet, duke shënuar edhe sundimin më të gjatë të Mbretërisë së Bashkuar.
Protokolli kërkon që në nder të datëlindjes së saj të ketë 41 gjuajtje gjyleje në Hyde Park, pasuar nga 62 të tjera në Kullën e Londrës.
Më pas mbretëresha do të kalojë ditën në kështjellën Ëindsor me familjarët e saj.
Por ajo që e bën të veçantë këtë festë është se mbretëresha feston dy herë në vit datëlindjen.
Kjo traditë mbretërore u vendos nga mbreti Xhorxh i parë, i cili i lindur në nëntor dëshironte të festonte datëlindjen në kohë me diell.
Për këtë arsye, që nga ajo kohë e deri më sot të gjithë mbretërit anglezë festojnë një datëlindje të dytë të shtunën e dytë të muajit qershor.
Festa paraprihet nga “Tropping the Color”, një ceremoni e bukur përshëndetëse në rrugët e Londrës.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...