Detaje të reja shokuese nga skandali i Cristiano Ronaldo

00:31 | 22 Prill 2017
Trina Galanxhi

Pas informatës ekskluzive se Cristiano Ronaldo kishte dhunuar një femër, të cilës i kishte paguar 375.000 dollarë për tërheqjen e akuzës, si dhe detajeve të natës kur kishte ndodhur krimi seksual, të cilin e publikoi revista gjermane “Spiegel”, kanë rrjedhë detaje të reja.

E gjithë kjo është dokumentuar nga projekti Football Leaks, i cili informacionet ia ka dhënë rrjetit të hetimeve evropiane dhe revistës gjermane.

“Spiegel” raporton për porositë SMS, të cilat revistës ia ka vënë në dispozicion portali hulumtues Football Leaks. Sipas asaj që shkruan në këto mesazhe, Ronaldo nga avokati i tij ka kërkuar që të zvogëlojë shumën, të cilën është dashur t’ia paguajë viktimës: “Kjo duhet të jetë më pak”, shkruan në njërin nga mesazhet e tij SMS Ronaldo. Në fillim, femra, e cila akuzon yllin portugez për dhunim, kishte kërkuar 950.000 dollarë dhe Ronaldo në fund pagoi 375.000. Bisedimet për marrëveshjen kanë të bëjnë me dhunimin e supozuar që kishte ndodhur më 2009.

Atëherë, Ronaldo kishte njohur një femër të re në Las Vegas, e cila më vonë pohoi se futbollisti e kishte “dhunuar në anal”. Ronaldo ka hedhur poshtë akuzat, por në të njëjtën ditë kur kishte ndodhur rasti, femra kishte lajmëruar policinë dhe ishte kontrolluar për këtë në qendrën medicinale të Universitetit në Las Vegas.

Pas kontrollit mjekësor është vërtetuar se ajo kishte ënjtje në pjesën anale, gjë të cilën e vërtetojnë dokumentet medicinale të siguruara nga “Spiegl”.

Viktima, sipas të gjitha gjasave, nuk ka ngritur akuzë kundër Ronaldos, por në vend të kësaj arriti marrëveshje me avokatët e futbollistit të njohur.

Në deklaratën sa i përket raportimit të parë të “Speigel” nga java e kaluar, menaxhmenti i Ronaldos pohoi se artikulli “është i bazuar në dokumente, të cilat nuk janë të nëshkruara”.

Raporti i ri i revistës së njohur gjermane përshkruan se si Ronaldo ishte direkt i përfshirë në bisedimet me viktimën dhe se lidhur me këtë ishte në kontakt të vazhdueshëm me avokatët e tij.

“Spiegl”, po ashtu, publikoi dokumentin, i cili ishte marrëveshja e mirëbesimit dhe të cilin thuhet se e ka nënshkruar edhe vetë Ronaldo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme