Dita e Turqve, 23 prilli është shënuar sot në Gjilan, me një program kulturor dhe artistik, i cili filloi me intonimin e himneve të Kosovës dhe Turqisë.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar komunitetin turk në Gjilan për festën e tyre, duke i falënderuar për angazhimin dhe përpjekjet e tyre për të ndërtuar, zhvilluar dhe për të qenë pjesë e proceseve të rëndësishme të jetës së Gjilanit që nga viti 1600 e deri më sot.
“Ardhja e vëllezërve tanë këtu e bashkqytetarëve dhe shumë personaliteteve tjera me rëndësi na bënë krenar për të ecur bashkërisht përpara. Natyrisht që viti 1920, fillimi i parlamentit Turk dhe shënimi i datës 23 prill, neve na nderon, sepse historia e Gjilani, që tash nuk është e lidhur me vitin 1800, por, që nga viti 1600, kur komuniteti shqiptarë e turk në Gjilan, kanë bërë ndërtimin e “Atik” xhamisë”, ka thënë kryetari Haziri.
Ai ka thënë se historia e qytetit të Gjilanit nuk ndahet ne shqiptarë e turq, sepse ata kanë qenë vëllezër të një gjakut, të pa ndarë në asnjë pjesë të jetës dhe bashkërisht kanë ndërtuar edhe qytetin e Gjilanit.
I pari i Gjilanit ka thënë poashtu se kontributi i tyre, për lirinë e Kosovës, të Gjilanit për zhvillimin ekonomik dhe të gjitha të mirat që ne sot i gëzojmë janë të përbashkëta, nuk ndahen dhe janë pjesë të përbashkëta të historisë së rrugëtimit tonë.
Nga ana e tij ministri i Administratës Publike, Mahir Yakcilar, ambasadorja e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kilic, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yıldız kanë uruar të gjithë qytetarët e komunitetit turk dhe gjithë qytetarët e Gjilanit, për punën e bërë për trajtimin që bëhet dhe për zhvillimin e përbashkët që ndodh në kuadër të zhvillimit të vendit dhe shoqërisë në përgjithësi.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen