Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Zoran Vukotiqit, i dyshuar si një nga kryesit e krimeve më të mëdha në rajonin e Vushtrrisë.
Ekipi i emisionit “Udhëve” në RTK ka intervistuar disa prej dëshmitarëve të cilët do të dëshmojnë kundër Vukotiqit për krimet që ka kryer ndaj familjarëve të tyre. Por, Vukotiqi është vetëm një nga shumë pjesëtarët e forcave serbe që dyshohen si pjesëmarrës të krimeve në vitet ’98-’99 në Kosovë.
Zoran Vukotiq vitin e kaluar u pat arrestuar në Nikshiq të Malit të Zi e, më pas, bazuar në kërkesën e UNMIK-ut dhe më vonë EULEX-it, ishte ekstraduar për në Kosovë, ku edhe po mbahet në paraburgim. Tashmë Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka përfunduar procesin e grumbullimit të provave dhe ndaj Vukotiqit ka ngritur një aktakuzë. Tanimë veç pritet fillimi i procesit gjyqësor kundër tij. Por, Vukotiq nuk kishte vepruar i vetëm në kryerjen e këtyre krimeve.
Atë e kishte përcjell çdo hap bashkëpunëtori Goroljub Paunoviq, i njohur si postieri vrasës, ku së bashku kanë bërë vrasje të civilëve shqiptarë.
Dhe, ndryshe nga bashkëpunëtori i tij, Goroljub Paunoviq vazhdon të jetojë i lirë në Beograd, pavarësisht faktit se edhe ndaj tij është lëshuar një fletarrestim nga Interpoli.
Ekipi i emisionit “Udhëve” ka biseduar me disa prej dëshmitarëve, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për shkak të mosdëmtimit të procesit kundër Vukotiqit.
Ata kanë rrëfyer se si Vukotiqi dhe Paunoviqi, në praninë e tyre, ua kanë vrarë familjarët.
Vukotiçi e Paunoviqi nuk janë të vetmit që nuk janë ndëshkuar për krimet që kanë kryer gjatë luftës në Kosovë. Në listën e kërkimit të Interpolit figurojnë edhe shumë emra të personave tjerë që nuk janë arrestuar.
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...