Britania e Madhe do të jetë e mirëpritur të qëndrojë në BE nëse vendos të ndryshojë mendje mbi Brexit, tha presidenti i Parlamentit Europian.
Përkundër deklaratës së presidentit të PE-së, kryeministrja e Britanisë Theresa May ka deklaruar më parë se ‘nuk ka kthim prara’, transmeton portali arbresh.info.
Antonio Tajani i ka bërë këto komente pas takimit me kryeministren e Britanisë, ndërsa ka shtuar se ‘nëse britanezët ndryshojnë mendje, BE-ja i pret me krah të hapur’.
“Nëse Britania e Madhe, pas zgjedhjeve, dëshiron të tërhiqet (nga neni 50), atëherë procedura është shumë e qartë,” tha ai, citon Guardian.
“Nëse Britania do të qëndrojë në BE, do të ishte në favor të të gjithve dhe unë do isha tejet i lumtur”, shtoi ai./Arbresh.info
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji