Një aksident komunikacioni ka ndodhur në pasditen e sotme në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa lëndime të lehta kanë marrë dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, në kilometrin 26-të të autostradës në drejtimi të Vermicës.
“Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime dhe sipas mjekëve lëndime e tyre janë të lehta”, ka theksuar Kelani dhe ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Derisa policia nuk bënë të ditur shkaqet e aksidentit, shkaku i aksidentit është pëlcitja e një gome të kamionit, i cili pastaj është rrokullisur në anën tjetër të rrugës dhe ka goditur një veturë.
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë