Google ADS

Paris, agresori kishte flamurin e ISIS-it në xhep

21:35 | 21 Prill 2017
Trina Galanxhi

Një shënim që lavdëronte Shtetin Islamik, një listë e fjalëve kyçe dhe një flamur i vogël i grupi terrorist janë gjetur në xhepin e agresorit tashmë të identifikuar Karim Cheurfi.

Gjatë sulmit në Paris mbeti i vrarë një polic dhe dy tjerë të plagosur rëndë, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë një konference për media, prokurori kundër terrorizmit, Francois Molins, tha se 9-vjeçari Cheurfi po mbante shënimin kur e ndali makinën në Champs Elysees në zemër të Parisit dhe përpara se të hapte zjarr.

Sipas burimeve të AFP-së, në makinën e agresorit është gjetur edhe një Koran, disa thika dhe një armë gjahu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme