Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump nënshkroi sot një urdhër ekzekutiv që i kërkon Departamentit të Thesarit të shqyrtojë rregulla të rëndësishme tatimore, që u vunë në zbatim vitin e kaluar, me synimin për të plotësuar premtimin e bërë gjatë fushatës, për të pakësuar barrën e taksave mbi amerikanët.
Presidenti nënshkroi gjithashtu dy memorandume që udhëzojnë rishikimin e një ligji të vitit 2010 për reformimin e Wall Street-it, që bankat dhe kompanitë e sigurimeve thonë se i pengojnë të bëjnë biznes.
Memorandumet do të rishikojnë dy pjesë të ligjit të njohur si “Akti Dodd-Frank” që u krikua, për të parandaluar përsëritjen e krizës financiare 2007-09. Pjesët e ligjit japin hollësi sesi bankat e mëdha mund të përfundojnë gjatë një krize financiare dhe autorizojnë rregullatorët financiarë amerikanë të identifikojnë rreziqet e mëdha në sistemin financiar amerikan.
Dokumentat e udhëzojnë Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin, të rishikojë dispozita të rëndësishme të kodit të taksave dhe “Aktit Dodd-Frank”, dhe më pas të njoftojë Shtëpinë e Bardhë mbi rrugët për t’i përmirësuar ato.
Zoti Mnuchin tha të enjten se Departamenti i Thesarit po punon “ditë e natë” për reformën e taksave dhe se së shpejti do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, tha në fillim të kësaj jave se plani i taksave do të jetë gati gjatë këtij viti.
Megjithatë, urdhëri për rishikimin e taksave i jep mundësinë administratës së tij që të kryejë një rishikim të kodit tatimor, që është i pavarur nga Kongresi./Voa
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...