Familjet sirianë kanë filluar të emërojnë fëmijët e tyre Putin si shenjë mirënjohje për mbështetjen e presidentit rus për homologun e tij sirian në luftën gjashtë-vjeçare, ka thënë një zyrtar qeveritar.
Ambasadori sirian në Moskë, Riyad Haddad, tha se Bashar al-Assad e ka vendosur gjuhën ruse si gjuhë të dytë në shkollat siriane dhe se kishte dhuruar tokë afër Damaskut për të ndërtuar shkolla ruse, transmeton portali arbresh.info.
“Vendimi i Assadit që rusishtja të jetë gjuhë e dytë në vend është shenjë e mirënjohjes ndaj popullit rus për mbështetjen e sirianëve”, tha Haddad për agjensinë e lajmeve Tass.
“Gjithashtu në shenjë mirënjohje, shumë familje po i emërojnë djemtë e tyre Putin”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit