Anketat e fundit tregojnë se rastet me diabet të tipit 2 janë katërfishuar nga vitet 1980 deri në 2014, por rreth 90% e njerëzve me prediabet nuk janë në dijeni të tij.
Prediabeti është një gjendje kur nivelet e sheqerit në gjak janë vazhdimisht të larta, por jo dhe aq shumë sa për t’u konsideruar diabet.
Mënyra më e lehtë për të përcaktuar nëse keni diabet është të bëni një test të thjesht të gjakut. Testi më i saktë është A1C, që përcakton përqindjen e sheqerit në gjak.
Shenjat që paralajmërojnë për prediabet janë:
Njolla në lëkurë: Nëse jeni prediabetikë mund të keni njolla të kuqërremta, kafe ose të verdha në lëkurë. Mund t’ju duken edhe enët e gjakut sipër lëkurës ose kjo e fundit është e acaruar. Vijat e zeza përreth qafës, poshtë krahëve ose në ije mund të tregojnë gjithashtu se keni shumë insulinë në gjak.
Lëkurë e ashpër: Lëkura fillon të ashpërsohet dhe trashet tek gishtat e këmbëve e duarve dhe mund të përhapet në të gjithë sipërfaqen e trupit. Kjo ndodh kur sheqeri dëmton enët e gjakut.
Rënie masive të flokëve: Ka një sërë faktorësh që mund të shkaktojnë rënie të flokëve duke filluar nga gjenetika, tek përdorimi i ilaçeve të caktuara e deri tek stresi. Një tjetër shkaktar është edhe rezistenca ndaj insulinës që është një nga shenjat e para të prediabetit dhe diabetit të tipit 2. Rezistenca ndaj insulinës pengon këtë të fundit të largojë sheqerin nga gjaku në qeliza, kështu përfundoni me nivele të larta të sheqerit në gjak.
Lodhje e vazhdueshme: Është normale që me raste të ndihesh pak e lodhur. Por, nuk është aspak normale që të ndihesh vazhdimisht e rraskapitur sa nuk mund të bësh asgjë gjatë ditës. Mund të jetë faji i rezistancës ndaj insulinës, duke qenë se nëse sheqeri ngjitet në enët e gjakut, nuk mund të shkojë tek qelizat ku përdoret për energji.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...