Google ADS

Një aeroplan luftarak amerikan rrëzohet në deti

19:19 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Aeroplani luftarak amerikan F-18 është rrëzuar në Detin Sulavesi, në jug të Filipineve kur deshi të aterrojë në aeroplan-mbajtësen “Carl Winston”, ka bërë të ditur marina detare amerikane, sipas të cilës piloti ka katapultuar me sukses dhe nuk është lënduar.

Incidenti ndodhi kur aeroplani F/A-18E iu afrua aeroplan-mbajtësit pas “operacionit rutinor”, transmeton KosovaPress.

Hetimet do të tregojnë se çfarë ka ndodhur më saktësisht.

Marina detare e SHBA-ve më 8 prill njoftoi se aeroplan-mbajtësja “Carl Winston” është nisur drejt Gadishullit Korean, në momentin e shtimit të tensioneve rreth ambicieve nukleare të Pjong-jangut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme