Google ADS

Ky është burimi më i madh i infeksionit në shtëpinë tuaj

17:44 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Doktor Philip Tierno, profesor klinik i mikrobiologjisë dhe patologjisë në Universitetin e Nju Jorkut, pretendon se e di se cili është objekti më i përlyer në shtëpi.

Tierno thekson se gjëja më e përlyer në familje është – sfungjeri i kuzhinës.

“Sfungjeri i kuzhinës është plot me vrima që ruan të gjitha papastërtitë gjatë pastrimit, dhe madje edhe mikroorganizmat e padëshiruar. Grimcat e ushqimit gjatë larjes mbeten të ‘mbërthyer’ në të çarat, dhe meqë sfungjeri mbetet i lagësht dhe thahet ngadalë, çdo 20 minuta zhvillohen bakteret reja”, shpjegoi ai.

Tierno konsideron se lënda më e mirë dezinfektuese është zbardhues me klor.

Përgatitja e tretjes

Zbardhuesi me klor duhet të përzihet me ujë në raportin 1: 9 dhe duhet futur sfungjer në përzierje për 30 sekonda ose më gjatë. Kështu do të shkatërrohen të gjithë mikroorganizmat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme