Pas lansimit të “Klubit afarist frankofon në Kosovë” (KOCAF) më 23 mars, në praninë e Sh. së Tij, z. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës, të enjten, më 20 prill 2017, në Ambasadën e Francës në Kosovë, janë mbledhur anëtarët e bordit, dhe përfaqësues të Kuvendit të anëtarëve të KOCAF për të nënshkruar statutin e Klubit të biznesit frankofon.
Të enjten, më 20 prill, anëtarët e bordit dhe përfaqësues të Kuvendit të anëtarëve të Klubit të biznesit janë mbledhur në Ambasadën e Francës për të nënshkruar statutin e KOCAF-it.
Të pranishëm ishin: z. Rrahim Pacolli dhe z. Roger Forneris, bashkë-drejtues të KOCAF, z. Tarik Joniot dhe z. Bujar Marevci, anëtar të Bordit, z. Didier Chabert, Ambasador i Francës në Kosovë dhe i pranishëm në bordin drejtues në emër të Ambasadorëve frankofonë si dhe tre përfaqësues të anëtarëve të Kuvendit, z. Zgjim Mita, z. Avni Krasniqi dhe z. Dimal Hoxha.
KOCAF mbështetet poashtu edhe nga Ambasadat e Francës, Zvicrës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Kanadasë; ai do të intensifikojë lidhjet ekonomike mes vendeve të Frankofonisë dhe Kosovës, duke përfshirë lehtësimin projekteve të investimeve, si për kompanitë kosovare në vendet e Frankofonisë ashtu edhe për ndërmarrjet frankofone në Kosovë.
Ndërkombëtarisht, anëtarët e Bordit do të koordinohen me Odën ekonomike franko-shqiptare e themeluar në Tiranë./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...