Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, duke komentuar urdhërarrestin e lëshuar ndaj Albin Kurtit, ka thënë se ky fletëarrest i pabazë e jo ligjor duhet të anulohet menjëherë.
Ai ka thënë se në vendin ku sundon krimi e padrejtësia, lëshohet urdhër-arresti për aktivistin që proteston për drejtësi, barazi e demokraci.
Ymeri në facebook ka shkruar se varësia e gjyqësorit të Kosovës nga pushteti politik po na shndërron në vend qesharak.
“Po bëhemi gazi i botës.Edhe pse aferat korruptive mes politikanëve, biznesmenëve e kriminelëve kanë dalë sheshit, me publikimin e dosjes “Pronto”, në vend se të lëshohet urdhër-arresti për ta, lëshohet për ata që i denoncojnë këto afera korruptive e që proteston kundër tyre. Në këtë rast për Albin Kurtin. Edhe pse shkencëtarët kanë ngritur me argumenta e studime çështjen se Kosovës po i vidhet territori përmes një marrëveshje të padrejtë të nënshkruar nga pushtetarët, në vend se të hetohen ata që ia cënojnë integritetin Kosovës, kërkohet arrestimi i Albin Kurtit që ka protestuar për të kërkuar një demarkacion më të drejtë. Edhe pse ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që thotë se pushtetarët kanë nënshkruar marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe duke e thyer e duke e shkelur Kushtetutën, në vend se të arrestohen ata që e shkelin themelin ligjor, kërkohet arrestimi i atyre që protestuan dhe e parandal uan këtë shkelje. Kosova e tenderëve të vjedhur, e korporatave miliardere, e lluksit të oligarkëve, e nepotizmit, e shkatërrimit të shkollave e spitaleve, e varfërisë ekstreme dhe e papunësisë, nuk e ka asnjë të arrestuar përgjegjës për këto, edhe pse provat e dokumentat janë tashmë sheshit, sepse askush prej tyre nuk fshihet më ngaqë gjyqësorin dhe policinë e kanë nën kontroll.
Sipas tij, Kosova e protestës kundër këtyre fenomeneve tashmë i numëron dhjetëra muaj burg për qindra aktivistë.
“E sot po kërkojnë t’a arrestojnë dhe Albin Kurtin. Ky fletë – arrest i pabazë e jo ligjor. Duhet të anulohet menjëherë”, ka shkruar ai.
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...