Google ADS

Përfaqësuesi i PE-së komenton deklaratën e Edi Ramës për bashkim kombëtar

13:21 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula ka thënë se nëse çdo shtet punon shumë, një ditë do të jenë të gjithë së bashku nën kulmin e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë, Picula e bëri në konferencën për media pas takimit të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, si përgjigje ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama se nëse nuk hyjnë në BE, Shqipëria e Kosova do të bashkohen, e të cilën e ka mbështetur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkruan arbresh.info.

“Mund t’ju them se nëse një ditë punoni shumë çdo shtet në Evropë do të jetoj bashkë dhe nën kulmin e Bashkimit Evropian. Gjithçka mund të jetë deklaratë para zgjedhjeve”, ka thënë Picula./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme