Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se qeveria e Isa Mustafës e Kadri Veselit po përpiqen t’i mbulojnë dështimet në qeverisjen e tyre duke e persekutuar opozitën.
Kadaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se “drejtësia” në Kosovë po vendoset me urdhra të fytyrave që në kohën e UDB-së merrnin medalje për vrasje të shqiptarëve, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e saj:
Qeveria e Isa Mustafes dhe Kadri Veselit të gjitha dështimet në qeverisjen e tyre po mundohet ti mbuloj përmes persekutimit të Opozitës.
Fletarresti për Albin Kurti dhe arrestimi i aktivistëve Blerim Maqastena Veton S. Dragusha dhe Deni Rakoci është përpjekje e pushtetit për të shtypë Opozitën.
Prej mëngjesi ka filluar përndjekja masive dhe arrestimi i aktivistëve të VETEVENDOSJES. Urdhërarrest për Albinin në një seancë ku mungoi prokurorja e regjimit, sepse është duke u “avancuar”. Me dëshmitarë të korruptuar e fytyra që në kohën e UDB merrnin medalje për vrasje të shqiptarëve vazhdoi sot te zbatohet “drejtësia” në Kosovë me urdhëra të akterve te njëjtë nga e kaluara, metoda te njëjta për të cilat dikush do te skuqet nesër.
Sidoqoftë, pavarësisht qe e shfrytëzojnë pushtetin për të na persekutuar, burgosur e përndjekë; proceset shoqërore demokratike s’mund të ndalen Lëvizja VETVENDOSJE! po vjen dhe më të edhe çlirimi!
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?