Google ADS

21 prilli në histori

14:17 | 21 Prill 2017
Arbresh.info

Datat e rëndësishme të ngjarjeve ndër vite, pasqyrojnë histori në të cilën, gjeneratat e reja mësojnë për realitetin e ndodhur përgjatë viteve. Ne kemi zgjedhur disa nga datat që kanë lënë shenjë në hisori, përcjellë arbresh.info

21 prill 753 pes – Romuli themelon Romën, sipas traditës, duke u bërë mbreti i parë romak. Historia e Romulit, vëllait të tij binjak Remi, dhe themelimi i Romës është një nga legjendat më të njohura në lidhje me qytetin e Përjetshëm, e cila tregon se si Perëndia Mars u bashkua me virgjëreshën Rea Silvia, bijë e një mbreti të rrëzuar.

21 prill 1506 – Masakra 3 ditore e Lisbonës merr fund – 1,900 persona të dyshuar si hebrenj u vranë nga të krishterët portugezë.

21 prill 1910 – Samuel Clemens (Mark Twain), autor i romanit Huckleberry Finn, vdiq në moshën 74 vjeçare. Ashtu si i ati dhe vëllai para tij, Klemens ishte i pafat në biznes dhe shumë nga shkrimet e tij u nxitën kryesisht nga nevoja për të paguar borxhet që i shtoheshin nga investimet e këqija.

21 prill 1918 – Piloti gjerman i njohur si “Baroni i Kuq” (Manfred von Richtofen), rrëzohet me aeroplan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Aeroplani i tij ishte i kuq dhe kryerja e rreth 80 sulmeve të suksesshme gjatë luftës e bënë atë hero, legjendë, dhe mjet propagande. “Baroni i Kuq” mbetet ndoshta piloti më i njohur luftarak i të gjitha kohërave. Ai ka qenë subjekt i shumë librave dhe filmave, siç është “Blue Max” (1966) me aktorët George Peppard, James Mason , Ursula Andress.

21 prill 1967 – Svetlana Alliluyeva, vajza e Josef Stalinit strehohet politikisht në SHBA. E njohur më pas si Lana Peters, ajo ishte vajza e vetme e diktatorit sovjetik Josif Stalin dhe e Nadezhda Alliluyevës, gruaja e dytë e Stalinit. Në vitin 1984, Svetlana u kthye në Bashkimin Sovjetik, ku iu dha përsëri shtetësia sovjetike. më vonë u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe pastaj shkoi në Britani.

21 prill 1989 – Protestat në sheshin “Tiananmen”: Në Pekin, rreth 100.000 studentë mblidhen në sheshin “Tiananmen” për të përkujtuar udhëheqësin reformator kinez Hu Yaobang. Mitingu u shndërrua në demonstratë për demokraci, e cila u shtyp me tanke.

21 prill 1993 – Gjykata e Lartë në La Paz , Bolivi , dënon ish-diktatorin Luis Garcia Meza me 30 vjet burgim për vrasje, vjedhje, mashtrim dhe shkelje të kushtetutës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme