Vrasja në Vlorë, zbulohen motivet e sulmit me armë

08:23 | 21 Prill 2017
M. A.

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën mbrëmshme në Vlorë ku humbi jetën një 33-vjeçar dhe u plagosën 3 të tjerë.

Mësohet se objektivi i atentatit ka qenë viktima Ergys Gjioveshaj, i cili humbi jetën. Dëshmitarët kanë rrëfyer se një person i armatosur ka qëlluar në drejtim të tavolinës ku gjendej “shenjestra”.

Një person i armatosur ka qëlluar drejt tavolinës ku ndodhej ky i fundit. Pas hetimeve paraprake, dyshohet se atentati ndaj tij është bërë për hakmarrje.

Gjioveshaj në vitin 2000 vrau me armë zjarri moshatarin e tij L.Alushi.

Në sulmin e djeshëm me armë në Vlorë, mbetën të plagosur Arta Luka, Florjan Hila dhe Arsonel Llanaj. Në momentin e atentatit në tavolinë me Gjioveshajn ka qenë vetëm Arta Luka.

Arsonel Llanaj punonte si kamerier në lokalin me muzikë live, ndërsa i plagosuri tjetër Florjan Hila ndodhej një tavolinë larg Gjioveshajt.

Policia ka shoqëruar 3 persona lidhur me ngjarjen gjatë natës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme