Televizioni shtetëror i Iranit njoftoi se trupi i ngarkuar me verifikimin e kandidatëve për president ka skualifikuar ish-presidentin Mahmud Ahmadinejad nga gara.
Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen muajin e ardhshëm.
Ahmadinejad ka qenë president nga viti 2005 deri në vitin 2013 dhe ka qenë i njohur për retorikën e tij nxitëse ndaj Izraelit, për dyshimet mbi Holokaustin dhe përpjekjet e tij për të devijuar programin bërthamor të Iranit.
Ndonëse udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i kishte kërkuar atij që të mos kandidonte, Ahmadinejad tronditi vendin duke u regjistruar javën e kaluar.
Khamenei tha se kandidatura e Ahmadinejadit do të krijonte “situatë të polarizuar që do ta dëmtonte vendin”.
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...