Basha: Refuzojmë Vettingun e Edi Ramës!

00:32 | 21 Prill 2017
Trina Galanxhi

Lulzim Basha refuzoi ftesën për kompromis të Edi Ramës për ligjin e Vettingut. Kryeministri kishte propozuar më herët edhe mundësinë për të shtyrë afatet për këtë ligj.

“Sot Kryeministri në ikje na propozoi të gjejmë një kompromis me shtyrjen e vetingut. Kjo është një tjetër dëshmi se për Edi Ramën drejtësia dhe reforma në drejtësi kanë qenë dhe mbeten vetëm një mjet pazaresh, shantazhi dhe imazhi, kurse për ne drejtësia është themeli që garanton lirinë dhe demokracinë, mbi të cilin do të ngrihet shteti modern shqiptar”, shkruan Basha në Facebook.

Basha përsëriti qëndrimin për kalimin e Vettingut menjëherë pas plotësimit të kushtit kryesor të opozitës, që janë zgjedhjet.

“Ne kemi refuzuar vetingun e Edi Ramës sepse duam një veting të vërtetë, të pakapur nga politika dhe të paanshëm. Menjëherë pas formimit të qeverisë që do të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ne jemi të gatshëm të votojmë ligjin për zbatimin e vetingut sipas frymës dhe përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”, vijohet aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme