Kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, e sheh si të panevojshme deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin me Kosovën nëse BE nuk hap dyert për këto dy vende.
Cungi duke folur në emisionin, InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë se janë të panevojshme deklarata të tilla nxitëse.
“Sa i përket momenteve, nganjëherë është e tepërt që të nxitët diçka. Në qoftë se nuk ka nevojë. Në qoftëse të gjithë jemi të bindur që do të shkojmë drejt BE-së. Unë po ju them se edhe z.Rama edhe të tjerët, janë të bindur se do të shkojmë drejt BE-së”, tha ai.
Çështjen e demarkacionit, Cungu, thotë se duhet ta zgjidhin vetë përfaqësuesit politik të Kosovës, pasi kjo nuk është çështje e Malit të Zi, sidomos pasi kjo e fundit ka shpreh gatishmërinë për bashkëpunim.
“Unë mendoj se kjo është çështje politike që duhet të rregullohet brenda Kosovës. Brenda subjekteve të Kosovës, pasi mendoj që nuk është problem i Malit të Zi, pasi që ka shprehur gatishmëri të ulët përsëri në rast nevoje. Mali ZI ka pozicione kontestuese edhe me Kroacinë, por nuk është bërë gurë sherri ”, tha ai.
Kryetari i kësaj komune, ka ardhur në Kosovë për prezantimin e ofertës turistike, ku tha se do të ketë risi por edhe përmirësime të infrastrukturës duke filluar nga rrugët.
https://www.youtube.com/watch?v=pqlSRxqKwjA
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...