Google ADS

Irani kërkon nga SHBA-të t’i përmbahen marrëveshjes nukleare

22:02 | 20 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shefi i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif, tha të enjten se SHBA-të duhet t’iu përmbahen obligimeve të dala nga marrëveshja nukleare e vitit 2015, se sa të bëjnë akuza kundër Republikës Islamike.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dje akuzoi Iranin për “provokime të vazhdueshme alarmuese” për të destabilizuar vendet në Lindjen e Mesme, derisa administrata e presidentit Donald Trump ka lansuar rishqyrtimin e politikave të saja kundrejt Teheranit, që përfshijnë marrëveshjen nukleare të vitit 2015, transmeton Reuters.

Në reagimin e parë ndaj deklaratave të Tillerson, zyrtari i lartë iranian ka theksuar se SHBA-të duhet “të përmbushin përkushtimet e tyre”.

Sipas marrëveshjes nukleare, Departamenti i Shtetit duhet të njoftojë Kongresin çdo 90 ditë mbi pajtimin e Iranit nën të ashtuquajturin Planin e përbashkët gjithëpërfshirës të aksionit.

Gjatë kampanjës për president, Trump e ka quajtur marrëveshjen nukleare “si më të keqen që është negociuar ndonjëherë”, duke ngritur pyetjet nëse do të ndërmarrë veprime ndaj kësaj marrëveshjeje sapo të marrë detyrën.

Marrëveshja historike ndërmjet Iranit dhe gjashtë  vendeve më të fuqishme  kufizojnë programin nuklear të Teheranit në shkëmbim të sanksioneve financiare kundër Republikës Islamike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme