“Nuk është realiste të ndërmerren hapa të mëtejshëm drejt integrimit të Bashkimit Europian, pasi Britania po largohet nga blloku dhe anëtarët e saj duhet të jenë të gatshëm të formojnë koalicione të gatshmë”, ka thënë ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale, nuk është realiste të mendojmë se ne mund të ndërmarrim hapa të mëtejshëm drejt thellimit të integrimit europian në këtë moment”, ka shtuar ai, transmeton portali arbresh.info.
Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Uashington.
“Ne duhet t’u përgjigjemi pyetjeve urgjente dhe duhet të gjejmë zgjidhje europiane për problemet aktuale. Kemi nevojë për shpejtësi fleksibile, grupe të ndryshme të vendeve dhe duhet të kemi koalicione të gatshme”, ka shtuar ai./Arbresh.info
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...