Policia e Venezuelës përsëri sot ka ndërhyrë ndaj protestuesve me gaz lotsjellës, të cilët për javë të tëra po kërkojnë shkarkimin e Presidentit të vendit, Nicolas Maduro, raporton AFP.
Policia ka shpërndarë një grup të demonstruesve në pjesën perëndimore të Karakasit, të cilët ishin duke u përpjekur për t’u bashkuar me grupin e madh të protestuesve, raporton agjencia franceze e lajmeve, duke theksuar se tani për tani nuk ka konflikte të mëdha, të tilla si ka ndodhur dje, kur tre persona janë vrarë.
Protestat janë organizuar nga opozita e Venezuelës, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe kundër presidentit të vendit Maduro, i cili shihet si fajtori kryesor për gjendjen e rëndë në të cilën është shteti
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin