Meqë po flitet për zgjedhje të parakohshme, duket se Lidhja Demokratike e Isa Mustafës nuk po humb kohë për fushatë.
Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Ismet Beqiri tashmë ka nisur vizitat nëpër Prishtinë, komunën të cilën e qeveriste dikur, shkruan Indeksonline.
Ai sot ka qëndruar në lagjen “Kodra e Trimave” ku ka treguar se ka diskutuar me qytetarë për shumë çështje dhe kërkesa të tyre.
Beqiri është shprehur i bindur se LDK do ta fitojë kryeqytetin në zgjedhjet e ardhshme.
“Takim me qytetar të Kodres së Trimave,nga nëndega e II-të e Degës tonë. Bisedë e hapur për shumë qeshtje. Identifikuam kërkesat e qytetarëve për këtë pjesë të lagjes. Me LDK-në këtë vit në qeverisje, Lagjja dhe Prishtina i kthehet zhvillimit, i thotë jo status quos”, ka shkruar ai.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...