Personat me mbipeshë vuajnë më shumë nga migrena

19:34 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Trashësia shkakton migrenën, thonë mjekët, sipas të cilëve njerëzit me mbipeshë kanë shpesh kokëdhimbje të tmerrshme.

Një nga shtatë persona të rritur kanë migrenë dhe për atë nuk ekziston një bar i mirë.

Një hulumtim i mëhershëm tregon për lidhjen interesante, e cila mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë këtë lloj të kokëdhimbjes.

Analiza e rezultateve të studimit të kryer me 300.000 të anketuar, tregon se njerëzit me indeks të masës trupore më të madhe se 30 kanë 27 për qind më shumë shanse që të vuajnë nga migrena se sa personat me peshë normale.

Ende nuk është e qartë nëse dobësimi ose kthimi në peshë normale mund të lehtësojë migrenën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme