Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian (BE) Federica Mogherini u shpreh të enjten pro një bashkëpunimi me Kinën kundër “proteksionizmit” dhe “konfrontimit”, në një moment kur administrata amerikane po vë në pikëpyetje disa shtylla të multilateralizmit.
Përfaqësuesja e lartë për Punët e Jashtme po kryen prej ditës së martë një vizitë në Kinë, ku pritet të takohet me disa anëtarë të qeverisë për përgatitjen e samitit të ardhshëm vjetor mes BE dhe Kinës, planifikuar në muajin qershor në Bruksel.
“Nëse vëmë në zbatim një qasje drejt konfrontimit, lehtësisht mund të konstatojmë ku do të na çojë ky orientim. Proteksionizmi dhe mungesa e vullnetit të kompromisit mund të sjellin si rrjedhojë një luftë tregtare”, deklaroi Mogherini në prani të qindra studentëve në universitetin prestigjioz “Tsinghua”.
Vizita e Mogherinit në Pekin vjen në një moment kur BE-ja po afrohet me Kinën për të kundërshtuar qëndrimet gjeopolitike dhe tregtare të presidentit amerikan.
Rama ndan pamjet: Punimet në urën mbi lumin e Tiranës janë r...
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...