Apple pret sasi rekorde të shitjes së iPhone 8

18:20 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Kompania Apple ka plane të mëdha për telefonin e ardhshëm iPhone 8 dhe për këtë flasin raportet e ndryshme.

Furnizuesit e Apple me çipe tashmë kanë nisur prodhimin, pas marrjes së porosive nga kompania.

Për shkak të rritjeve të mëdha të shitjes që ka Apple, prodhuesit do të përgatisin mbi 50 milionë çip-set për çdo tremujor gjatë pjesës së dytë të vitit.

Burime nga prodhimi i çip-seteve zbulojnë se pritjet shkojnë që Apple të shesë 220-230 milionë telefona iPhone, të cilët vijnë në dhjetëvjetorin e daljes së iPhone të parë, i cili me siguri do të quhet iPhone 8.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme