Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta insiston se ende nuk ka përfunduar sezoni për ata duke shtuar se ka ende ndeshje për tu zhvilluar.
Gjiganti katalunas u eliminua mbrëmjen e kaluar nga Juventusi në UEFA Ligë të Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3 me 0, transmeton portali arbresh.info.
Iniesta ka folur para mediave dhe insiston se ata mund t’i shkaktojnë probleme liderit në La Liga, Real Madridi, duke fituar ‘El Clasicon’ gjatë fundjavës në ‘Santiago Bernabeu’.
“Për të gjithë njerëzit që besojnë në këtë skuadër, ne kemi ndërmend të ngrehim tituj”, tha mesfushori.
“Të qenurit i eliminuar për ne është një kohë e vështirë, por duke filluar nga nesër ne duhet të ndryshojmë. La Liga është një tjetër kompeticion dhe gjithçka mund të ndryshojë nëse ne fitojmë në Bernabeu, dhe ne do të shkojmë aty për të fituar, ashtu siç bëjmë gjithmonë”
“Për të fituar ligën, është e nevojshme për të fituar këto ndeshje”./arbresh.info
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...