Google ADS

Klopp e refuzon këtë futbollist

15:55 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk e ka ndërmend ta ofrojë në skuadër portierin e Torinos, Joe Hart.

Portieri i Manchester Cityt është në huazim te Torino dhe kërkon kthimin në Angli.

Por, dera për të është mbyllur nga Liverpooli.

“Më pyesni gjithmonë për portier, por kurrë nuk e thoni emrin. A është Joe Hart?”, ka thënë Klopp.

“Ai është një portier fantastik, portieri i kombëtares së Anglisë, ka cilësi të larta. Nuk është për ne sepse ne tashmë kemi dy portierë të fortë”, ka thënë Klopp.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme