Projekti i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP) do të investojë në Shqipëri rreth 1.5 miliard euro.
Ky projekt konsiderohet si një ndër veprat më të rëndësishme për sa i takon Investimeve të Huaja Direkte për Shqipërinë, veçanërisht për vitin 2017.
Infrastruktura me të cilën do të lidhet TAP-i janë: TANAP, Gazsjellësi Trans Anatolian, SNAM në Itali dhe mund të lidhet me Interkonektorin Greqi-Bullgari (IBG) dhe Gazsjellësin Jonian Adriatik (IAP).
Punimet që i paraprijnë ndërtimit në Shqipëri të këtij projekti gjigand filluan në gusht të vitit 2015. Në verën e vitit 2016, përfundoi shpallja e kontratave kryesore, më pas filloi ndërtimi i tubacionit dhe instalimeve mbi tokë.
Ndërsa në fillim të 2017 e deri në fillimin e vitit 2018, kanë nisur dhe do të vijojë ndërtimi në pjesën detare të gazsjellësit.
Me një gjatësi 878 km ky projekt përshkon në Shqipëri 215 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km (~1.5 km mikro-tuneli në hyrjen në tokë) dhe në Greqi 550 km. Ai shënon pikën më të lartë, në 1’800 metra në Shqipëri dhe pikën më të ulët, 820 metra në thellësi të detit Adriatik.
Kapaciteti prodhues i TAP është parashikuar në 10 bcm/vit gaz, mjaftueshëm për të furnizuar rreth 7 milion familje. Ndërkohë që tubacionet e këtij gazsjellësi shënojnë diametër 1.2 m (48 inç) në pjesën tokësore; dhe 0.91 m (36 inç) në pjesën detare.
TAP do të ketë fillimisht dy stacione kompresorësh (një në Kipoi, Greqi dhe një në Fier, Shqipëri). Ndërsa në situatan kur zgjerohet kapacitet me më shumë se 20 bcm/vit gaz, do të ketë të instaluar dy stacione të tjera kompresorësh, një në Serres, Greqi dhe një në Bilisht, Shqipëri./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?