Ministri i Financave Avdullah Hoti po udhëheqë delegacionin e Kosovës në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite ministri Avdullah Hoti, së bashku me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza dhe delegacionin e Kosovës, u takuan me Jacques Miniane, udhëheqësin e Misionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën.
Sipas komunikatës së MF-së, në këtë takim u diskua për progresin e arritur në zbatimin e programit të ka Kosova me FMN, si dhe hapat që duhet të ndërmerren për të përmbyllur këtë program me sukses.
Me këtë rast Miniane përgëzoj autoritetet kosovare për angazhimin e tyre në zbatimin me sukses të plotë të programit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në veçanti uroj delegacionin për përmbylljen me sukses të rishikimit të dytë dhe të tretë të programit.
“Në takim u diskutuan në detale hapat e ardhshëm që duhen të ndërmerren nga institucionet e Kosovës për rishikimin e fundit dhe për përmbylljen me sukses të programit. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe reforma e re e pakos fiskale, për të cilën Qeveria e Kosovës ka punuar ne mënyrë intensive në muajt e fundit. Gjatë diskutimit Ministri Hoti theksoj rëndësinë e kësaj reforme në avancimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë, si dhe promovimin e punësimit dhe prodhimit vendor. Në ditët në vijim, do të ketë diskutime intenzive për këto tema me zyrtarë të lartë nga Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore”, thuhet në komunikatën e MF-së.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...