Google ADS

Lazio beson te Strakosha

11:53 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Federicho Marchetti nuk është ende gati për t’u rikthyer në portën e Lazios dhe në këtë mënyrë, Thomas Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në katërkëndëshin bardhekaltër edhe për të paktën dy ndeshjet e radhës.

Konfirmimi vjen nga vetë numri 1 i Lazios, i cili deklaroi për mediat italiane se po punon për t’u rikthyer sa më parë në fushën e blertë por kjo nuk do të ndodhë për të paktën edhe 20 ditë.

Stafi mjekësor i klubit roman e cilëson pozitiv rikuperimin e Manchetit pas ndërhyrjes kirurgjikale ndërsa gjatë kësaj fundjave ai mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Inzaghi beson te aftësitë e 22-vjeçarit kuqezi i cili dha një kontribut të madh në suksesin që Lazio regjistroi ndaj Romës në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Gjatë këtij sezoni, Strakosha është aktiviauar 16 ndeshje në kampionat, 1 më pak se Marchetti dhe 3 ndeshje në Kupën e Italisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme